Ukraina mbledh 1 milionë ushtarë: Do rimarrim tokat tona!

by admin
Spread the love

Nuk kemi ndërmend t`ua lëmë tokat tona rusëve; ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov deklaroi se vendi i tij po planifikon një “ushtri prej 1 milion njerëzve” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat e Moskës.

Rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi janë jetike për ekonominë e vendit, theksoi ai. Deklarata e zyrtarit të lartë erdhi në kohën kur Rusia po avancon në rajonin e Donbasit, thotë BBC, e vazhdon të sulmojë edhe zona të tjera gjetkë në Ukrainë.

Në intervistën e dhënë për The Times, Reznikov i mëshoi idesë se duhen dërgesat e armëve për Ukrainën, duhen shpejtuar. Lavdërime, ministri pati sidomos për Mbretërinë e Bashkuar, duke e përshkruar atë si çelësin e tranzicionit për t`i siguruar Ukrainës së pajisur me armë të periudhës sovjetike, armatime të reja e shumë më efikase, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Brutaliteti i ofensivës ruse, nuk është fashitur. Një sulm në një bllok banesash vrau së fundi 24 persona –në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk, ku ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi në Çasiv Jar paraqet edhe një krim tjetër të mundshëm lufte, të kryer nga forcat pushtuese ruse.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse sulmuan edhe zonat pranë qytetit lindor të Slovianskut në 10 korrik, por u detyruan të tërhiqen.


Top Channel

You may also like