Ukraina, listë Gjermanisë për armët që dëshiron – Shqip

by admin
Spread the love

Ukraina i ka dërguar Gjermanisë një listë të armëve që dëshiron nga ai vend, raportojnë mediat gjermane.

Letra që ambasada e Ukrainës në Berlin ia dorëzoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe një kopje në Ministrinë e Mbrojtjes, përmban një listë të armëve që Ukraina pret nga Gjermania, shkruan gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung.

Është theksuar se armët në shkresë janë kërkuar për qëllime mbrojtëse dhe se për shkak të situatës së tensionuar dhe kërcënimit rus, kërkesa duhet të procedohet sa më shpejt.

Lista përfshin një sistem raketash kundërajrore me rreze të mesme veprimi, raketa portative kundërajrore, një sistem shkatërrimi me mikrovalë dhe sisteme elektronike të gjurmimit, si dhe shumë armë dhe pajisje ushtarake si pajisje për shikim natën, kamera vëzhgimi, radio dixhitale, shkatërrues minash. dhe stacionet e radarit.

Zyrtarët e qeverisë gjermane refuzojnë të dorëzojnë armë në Ukrainë, duke theksuar se armët vdekjeprurëse nuk do të dërgohen në zonat e krizës dhe të luftës.

Kancelari Olaf Scholz do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden më 7 shkurt dhe me liderët e shteteve baltike më 10 shkurt, pasuar nga bisedimet në Kiev dhe Moskë.

Pas këtyre kontakteve lind pyetja nëse do të ndryshojë qëndrimi i qeverisë gjermane ndaj dërgimit të armëve në Ukrainë.

Nga ana tjetër, disa politikanë në vend mbrojnë dhënien e armëve Ukrainës, dhe disa jo. /tesheshi.com/

You may also like