Ukraina lajmëron anijet tregtare të largohen nga Deti i Zi – Shqip

by admin
Spread the love

Një dron ukrainas i mbushur me eksplozivë goditi një cisternë ruse karburanti gjatë natës pranë një ure që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar, sulmi i dytë i tillë në 24 orë. Askush nuk u lëndua, por trafiku në urën e Krimesë dhe shërbimi i trageteve u pezulluan për disa orë, sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia në gadishullin që Moska e aneksoi në vitin 2014. Një burim i zbulimit ukrainas i tha agjencisë Reuters se droni me 450 kg eksploziv goditi anijen SIG që transportonte karburant për ushtrinë ruse në ujërat territoriale të Ukrainës.

“Cisterna ishte e mbushur me karburant, kështu që shkëndijat u panë nga larg”, tha burimi lidhur me operacionin e përbashkët të marinës dhe shërbimit të sigurisë të Ukrainës.

Kievi synon shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake brenda ose jashtë territorit të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë si pjesë thelbësore të kundërsulmit të tij.

Një tjetër sulm me dron në bazën e marinës ruse në Novorossiysk dëmtoi një anije luftarake të premten, hera e parë që marina ukrainase demonstronte forcën në një distancë të tillë nga brigjet e saj. Cisterna SIG kishte furnizuar me naftë trupat ruse në Siri dhe ndodhet nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019 si ndëshkim për furnizimin e Sirisë me karburant për avionët.

Vasyl Malyuk, kreu i shërbimit të sigurisë të Ukrainës, tha se çdo incident me anijet ruse ose në urën e Krimesë është “hap absolutisht logjik dhe efikas kundër armikut”. Përpos sulmeve ndaj anijeve ruse, Autoriteti Detar i Ukrainës njoftoi të gjitha anijet tregtare në Detin e Zi se kanë kohë deri më 23 gusht për t’u larguar, pasi zona detare shpallet me rrezik lufte. Kjo vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse kundër porteve ukrainase dhe të infrastrukturës së eksportit të grurit.

Përveç objektiva në Detin e Zi Ukraina po godet linjat ruse të furnizimit kudo ne territorin e pushtuar. Këtu sulmi me dronë ishte ndaj sistemit rus të mbikëqyrjes në rajonin jugor të Khersonit. Ky është një zhvillim i rëndësishëm pasi forcat ukrainase po zgjerojnë kontrollin në anën lindore të Lumit Dnipro.

Klan News

 

 

You may also like