Ukraina krijon aleancë bashkëpunimi trepalëshe me Anglinë dhe Poloninë

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba njoftoi krijimin e një aleance trepalëshe bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar (MB) dhe Poloninë.

Këtë deklaratë Dmitro Kuleba e bëri gjatë konferencës së përbashkët të shtypit që mbajti në Kiev me homologen e tij britanike, Liz Truss, e cila ndodhej për një vizitë në Ukrainë.

Ai tha se ishte i nderuar të ndante me publikun lajmin për krijimin e një formati të ri bashkëpunimi trepalësh midis Ukrainës, Anglisë dhe Polonisë, ndërsa shtoi se do të publikohej një deklaratë e përbashkët lidhur me formatin.

Kuleba vuri në dukje se në komunikatën e përbashkët thuhet se Polonia dhe Anglia do të qëndrojnë në krah të popullit ukrainas për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës.

Polonia dhe Anglia do të na ndihmojnë të mbrojmë vendin tonë”, tha kryediplomati ukrainas.

Ministri Kuleba shtoi se anëtarët e formatit të ri do të bashkëpunojnë në fushën e ekonomisë, tregtisë, energjisë dhe luftës kundër dezinformimit.

Liz Truss, nga ana e saj, njoftoi se Anglia do të rrisë në 100 milionë sterlina fondet e saj për Ukrainën dhe për projektet që lidhen me pavarësinë e saj energjetike.

Ajo shprehu admirimin e saj për rezistencën e Kievit përballë “agresionit rus“.

“Ne si Mbretëri e Bashkuar ndjemi krenarë që jemi në radhët e para në mbështetjen e Ukrainës”,- vlerësoi shefja e diplomacisë britanike.

 

You may also like