Ukraina blen 5100 armë antitank nga një kompani gjermane

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 mars /ATSH-DPA/- Qeveria ukrainase ka blerë 5100 armë antitank nga një prodhues gjerman i armëve, sipas burimeve të qeverisë ukrainase pas raportimeve në gazetat “Die Welt” dhe “Bild”.

Prodhuesi “Dynamit Nobel Defence”, me seli në qytetin gjerman perëndimor të Burbach, po furnizon me armë RGW90 HH Matador.

Qeveria në Kiev ka paguar 25 milionë euro (27.5 milionë dollarë) për pajisjet ushtarake.

Që nga e shtuna, në Ukrainë kane arritur 2 650 armë, ndërsa pjesa e mbetur do të dorëzohet në grupe çdo javë deri në fund të majit.//a.i/

You may also like