“Ukraina”, ana tjetër e Beogradit – Shqip

by admin
Spread the love

Pas një mitingu të mbështetjes për Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës në Beograd në ditët e mëparshme, një pamje tjetër pamje u pa sot kryeqytetin serb.

Qindra beogradas u mblodhën në Sheshin e Republikës për një tubim në mbështetje të Ukrainës kundër diktaturave në Rusi dhe Bjellorusi, organizuar nga një grup joformal i diasporës ruse, ukrainase dhe bjelloruse.

Në pankartat që mbanin shkruhej: “Jo luftës”, “Putini, kriminel lufte dhe vrasës”, “Shpëto jetë”, etj.

Të pranishmit mbanin me vete disa flamuj ukrainas dhe tullumbace në ngjyrat përkatëse, por dhe disa flamuj bardh-blu-bardhë, të cilët janë bërë simbol i protestave kundër luftës në Rusi. /tesheshi.com/

 

You may also like