UEFA me risi në “Euro 2028”, kompeticionit do t’i shtohen edhe tetë ekipe

by admin
Spread the love

UEFA vazhdon të propozojë risi në futbollin europian. Ideja më e fundit nga qeveria e futbollit lidhet me Euro 2028. UEFA po shqyrton mundësinë që në kampionatin Europian të shtojë edhe tetë ekipe të tjera.

Sipas asaj që raporton DailyMail, qeveria europiane e futbollit po mendon të sjellë një risi tjetër. Formati i ri mund të ketë edhe tetë ekipet të tjera të shtuara. Pra nga 24 ekipe, në Euro 2028 mund të marrin pjesë plot 32 ekipe, nga 55 kombëtare të mundshme që po konkurrojnë për një vend në kompeticion.

Ky nuk është ndryshimi i parë që UEFA mund të bëjë pasi në vitin 2016 ata ndryshuan formatin e kompeticionit. Më parë në kampionatin europian mund të merrnin pjesë vetëm 16 ekipe, ndërsa në vitin 2016 numri i pjesëmarrësve shkoi në 24. Megjithatë, ende asgjë nuk ka marrë formë zyrtare, ndërsa priten bisedime të mëtejshme edhe me Shoqatën e Futbollistëve Profesionistë. /oversport.tv

Foto: uefa.com

You may also like