UEFA largon emrin “Air Albania” nga stadiumi shqiptar

by admin
Spread the love

Stadiumi shqiptar “Air Albania” do të jetë mikpritës i finales së Ligës së Konferencës, por gjatë këtij organizimi UEFA ka përdorur një emër tjetër për stadiumin shqiptar.

Stadiumi vazhdon të quhet “Air Albania Stadium”, por UEFA në veprimtaritë e saja ndërkombëtare nuk pranon emra komercial që nuk kanë lidhje me sponsorët e saj në ndeshjet që i organizon vetë ky institucion.

Kjo është arsyeja pse UEFA ka “fshirë” emrin e stadiumit dhe në agjendën e finales së Ligës së Konferencës ata i referohen stadiumit me emrin “National Arena” (Arena Kombëtare).

Finalja e madhe e Ligës së Konferencës në stadiumin shqiptar do të zhvillohet më 25 maj me fillim nga ora 21:00, ku do të takohen skuadra e Romës me atë të Feyenoordit.

Lexo lajme interesante

You may also like