UEFA Development/ Shqipëria U-16 triumfon me 5 gola ndaj Luksemburgut

by admin
Spread the love

Shqipëria U-16 ka marrë sot ndaj Luksemburgut, duke marrë fitoren e tretë radhazi në turneun “UEFA Development” që u zhvillua në vendin tonë përgjatë datave 9-14 prill.

Kuqezinjtë e vegjël triumfuan me shifrat 5-1 teksa morën një tre pikësh mjaft të rëndësishëm që i rendit në vendin e parë të grupit pas tre ndeshjesh.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku e nisi ndeshjen me një formacion ndryshe nga dy ndeshjet e para, pasi sipas rregullores së këtij turneu, të gjithë futbollistët e grumbulluar duhet të aktivizohen në lojë.

Shqipëria kaluan në avantazh që në minutën e 5-të të takimit, pas një autogoli të portierit kundërshtar që i dha avantazhin kuqezinjve, të cilët nuk kënaqen, por kërkojnë edhe golin e dytë.

Dejvi Metaj do të shënonte golin e dytë, ndërsa tre minuta më vonë, Ergi Bastari do të realizonte edhe golin e tretë për kuqezinjtë, duke e mbyllur pjesën e parë me një rezultat dhe lojë të shkëlqyer e bindëse.

Në fraksionin e dytë të sfidës, kuqezinjtë shënojnë edhe dy herë të tjera me Dejvi Duron dhe Dean Vranicin, ndërsa Bruno Giesteiran shënon golin  e vetëm për Luksemburgun. / Oversport.tv

You may also like