Udinese çon vëzhgues për Simonin, Flamurtari do yllin e Laçit

by admin
Spread the love

Zërat e merkatos kanë nisur edhe në Shqipëri. Kështu, Simon Simoni është një nga të rinjtë më të spikatur dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Serie A.

“Panorama Sport” shkruan se në ndeshjen kundër Teutës do të ketë një përfaqësues të klubit të Udinese për ta parë nga afër portierin që është edhe pjesë e Shqipërisë U21.

Serxho Marku, i cili është përgatitës portierësh te klubi italian, do të jetë ai që do e shohë më kujdes Simonin. Dinamo në kontratë e ka të përcaktuar që i riu mund të shitet minimalisht për 500 mijë euro.

Emri tjetër që lakohet në merkato është Mentor Mazrekaj. Flamurtari, që është ngjitur në Kategorinë e Parë, po punon për rinovimin e marrëveshjeve dhe për afrimet.

Anësori i majtë i Laçit, referuar gazetës së cituar më lart, është një nga objektivat e rëndësishëm te kuqezinjtë. Synimi është rikthimi në elitë dhe merkato në verë do të jetë me emra cilësorë. / oversport.tv

You may also like