UASHINGTON – SHBA transferon trupa dhe avionë të tjerë luftarakë në Evropën Lindore

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 29 mars /ATSH-DPA/- Forcat e armatosura amerikane po dërgojnë më shumë avionë luftarakë, avionë transportues dhe ushtarë në Evropën Lindore, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon.

Një njësi prej rreth 200 marinsash amerikan është zhvendosur në Lituani pas një manovre ushtarake në Norvegji, njoftoi sot zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby.

“Dhjetë avionë luftarakë “F/A-18 Hornet” dhe disa avionë transportues “C-130 Hercules” dhe rreth 200 ushtarë do të transferohen në Evropën Lindore nga Shtetet e Bashkuara”, tha Kirby, duke shtuar se destinacioni i tyre i saktë mbetet i paqartë.

Kirby tha se qëllimi i Uashingtonit nuk ishte të arrinte një numër specifik ushtarësh në krahun lindor të NATO-s, por t’i mundësonte asaj “aftësitë e duhura”, një pyetje që diskutohet vazhdimisht mes partnerëve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOsmani: Krijimi i aleancave të reja mbetet qëllim strategjik i politikës sonë të jashtme


You may also like