UASHINGTON – SHBA mbështet përpjekjet e OKB-së për dërgimin e grurit ukrainas dhe rus në tregjet ndërkombëtare

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 17 dhjetor /ATSH/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht përpjekjet e Kombeve  të Bashkuara për dërgimin, njëkohësisht, të grurit ukrainas dhe rus në tregjet ndërkombëtare dhe uljen e ndikimit të agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, që ka përmbysur furnizimet globale me ushqim dhe ka rritur çmimet e ushqimeve anembanë botës, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

“Tregtia e produkteve bujqësore dhe mjekësore nuk janë objektiv i sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja kundër Rusisë për shkak të luftës së saj të pajustifikueshme në Ukrainë”, sipas deklaratës.

SHBA-ja u përpoq të enjten të lehtësonte eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike duke siguruar bankat, kompanitë e transportit se transaksione të tilla nuk do të shkelnin sanksionet e Uashingtonit ndaj Moskës për shkak të pushtimin të saj të Ukrainës.

Mundësimi i eksporteve ruse është një pjesë kyçe e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve turq për të ndërmjetësuar një paketë marrëveshjeje me Moskën që do të lejonte gjithashtu dërgesat e grurit të Ukrainës nga porti i Odesës në Detin e Zi, të cilat janë bllokuar nga lufta. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like