UASHINGTON – SHBA-ja dhe aleatët shpallin sanksione të reja ndaj Rusisë

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 23 mars /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të shpallin së shpejti një paketë me sanksione shtesë ndaj Rusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Masat e reja ndëshkuese do të zbulohen gjatë pjesemarrjes së presidentit të SHBA-së Joe Biden në samitet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Evropë këtë javë”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Sullivan tha gjithashtu se një nga elementët kyç të njoftimit do të jetë ashpërsimi i sanksioneve ekzistuese për ta bërë më të vështirë shmangien e këtyre masave nga ana e Moskës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/3/2022
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 23 mars 2022


You may also like