UASHINGTON – Kirby: SHBA do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – SHBA do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë virtuale me shtypin, pa specifikuar se kur dhe nëse Patriotët do të jenë në paketën e re të armëve.

“Ne jemi të vendosur të ndihmojmë Kievin të mbrohet kundër sulmeve nga Rusia, për aq kohë sa ata mbeten nën sulm,” shtoi ai.

Zëdhënesja e Kremlinit , Maria Zaharova ndërkohë i bëri thirrje Kremlinit të mos i dërgojë Ukrainës ndihma në armatime. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Monitorim i pandërprerë i situatës së reshjeve, gati për çdo nevojë të njerëzve

You may also like