UASHINGTON – Biden konsultohet me Scholz-in dhe aleatët e tjerë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-DPA/- Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti amerikan Joe Biden u konsultua të hënën me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe aleatët e tjerë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se telefonata zgjati nga ora 11:32 deri në 12:54 pasdite.

Përveç Biden, Scholz, Macron dhe Johnson, pjesëmarrës ishin edhe kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Fumio Kishida, presidenti polak Andrzej Duda, presidenti rumun Klaus Johannis dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ishin gjithashtu pjesëmarrës.

Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar paraprakisht se qëllimi i takimit ishte diskutimi i zhvillimeve të fundit në lidhje me sulmin rus ndaj Ukrainës dhe koordinimi i një përgjigjeje të përbashkët. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like