UASHINGTON – BB: Rritja ekonomia globale do të pësojë një ngadalësim të mprehtë

by admin
Spread the love

PEKIN, 12 janar /ATSH-DPA/- Rritja ekonomia globale do të pësojë një ngadalësim të mprehtë këtë vit, si pasojë e rritjes së inflacionit dhe normave të larta të interesit, investimeve të ulta, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, njoftoi Banka Botërore.

Ekonomia globale parashikohet të rritet me 1,7% këtë vit, që do të ishte rritja e tretë më e dobët në gati tre dekada, tha Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Perspektivave Ekonomike Globale.

Perspektiva për vitin e ardhshëm u ul, duke zbritur në 2,7% nga 3% që ishte.

Banka paralajmëroi se zhvillimet e pafavorshme, përkatësisht inflacioni më i lartë se sa pritej, rritja e papritur e normave të interesit, rikthimi i pandemisë ose tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike mund ta shtyjnë ekonominë globale në një recesion.

Banka Botërore parashikoi që SHBA-ja, Eurozona dhe Kina do t’i nënshtrohen një rritjeje të dobët ekonomike.

“Kriza me të cilën përballet zhvillimi po intensifikohet ndërsa perspektiva e rritjes globale përkeqësohet”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.

Në SHBA, rritja ekonomike parashikohet të lehtësohet ndjeshëm në 0,5% në vitin 2023, krahasuar me 2,5% në vitin 2022. Në vitin 2023, rritja ekonomike e eurozonës vlerësohet në 0%, që reflekton një rënie prej 1,9 pikë përqindjeje.

Ekonomia, si në SHBA ashtu edhe në eurozonë parashikohet të zgjerohen me 1,6% secila në vitin 2024. Në Kinë, rritja ekonomike parashikohet në 4,3% në 2023 dhe 5,0% në 2024.

Parashikimet e fundit sugjeruan që nivelet e PBB-së në ekonomitë e tregjeve në zhvillim do të jenë rreth 6% nën nivelin e pritur në prag të pandemisë.

Tregtia globale parashikohet gjithashtu të ngadalësohet ndjeshëm krahas rritjes globale, pavarësisht mbështetjes nga një rimëkëmbje e vazhdueshme në tregtinë e shërbimeve.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like