UASHINGTON – Austin: SHBA do t’i japë Izraelit atë që i nevojitet për mbrojtje

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin konfirmoi sërish mbështetjen e SHBA-së për Izraelin në kuadër të sulmeve masive të Hamasit kundër tij dhe tha se ushtria amerikane do të sigurojë që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten.

“Gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi pa dallim”, tha Austin në një deklaratë.

Ai tha se po monitoronte nga afër zhvillimet duke shtuar se angazhimi i SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten mbetet i palëkundur.

Austin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u vranë në këtë sulm të urryer ndaj civilëve. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Këshilli i Sigurisë Kombëtare dënon sulmet e Hamasit


You may also like