Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.S. dhe E.B., për veprën penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Sipas prokurorisë, i pandehuri A.S., në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në subjektin afarist “NEPTUN”, ka keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, ku pastaj më to ka blerë kriptovalutave, ku të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm prej 6 mijë e 124 euro.

Tutje, në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare, në mënyrë që i pandehuri A.B., ia ka vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare dhe më pas të dëhnat i ka përdorur për blerjë të kriptovalutave përmes emaileve dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të ho llas.

“Pastaj i pandehuri A.S., kriptovalutat e krijuara në këto llogari më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para kesh/euro çka të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 1.236.07”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat akuzohen

 

You may also like