U shpall “Lojtari i Ndeshjes”, Engjëll Hoti flet pas fitores ndaj Vllaznisë

by admin
Spread the love

Takimi mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 1-2, ku bardheblutë arritën të triumfonin ndaj Vllaznisë, shkruan Insporti.

Në përfundim të sfidës ndaj Vllaznisë ka folur dhe ish futbollisti i Trepçës ’89 e Llapit, Ëngjëll Hoti, i cili u shpall edhe ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Hoti tha se janë një skuadër e bashkuar, si një familje, duke theksuar se edhe Vllaznia është skuadër me kualitet.

“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, tre pikët janë shumë të rëndësishme. Vllaznia është një skuadër me shumë kualitet. Këto tre pikë kanë shumë rëndësi për vazhdimësinë. Jemi një skuadër e bashkuar, si një familje. Diferencën e bën mentaliteti. Sot kemi qenë 1-0 prapa dhe e kthyem, ishte një lojë karakteri.”

“Kemi bërë një sezon shumë të mirë deri tani. Mendojmë që të japim maksimumin dhe jam 100 %i sigurt që dikush do iki. Është normalisht që lojtarë të ecin përpara. Unë mendoj që do qëndroj, skuadra punon shumë mirë. Tirana më pëlqen shumë si qytet” – përfundoi ai.

Hoti filloi karrierën si 17 vjeçar në Gjermani, ku u paraqit për ekipin U17 të Stuttgart, më pas u transferua tek K’lautern U17 ku luajti për një vit, nga i cili ekip më pas u transferua tek VfR Aalen U19. Është paraqitur edhe për skuadrat gjermane si Braunschëeig II, Rot Ëeiss Ahlen, TSG Backnang.

You may also like