U shpall fituese e “DWTS”, Sara Hoxha ka një mesazh për të gjithë!

by admin
Spread the love

Fituesja e këtij edicioni të parë të spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” në ekranin e Top Channel, Sara Hoxha ka falenderuar së fundmi të gjithë personat që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ajo ka publikuar disa foto përgjatë gjithë kësaj aventure, Sara shkruan se edhe pse ende është e mpirë, ndihet e gatshme të tregojë pak mirënjohje.

Blogerja e njëkohësisht, partnerja e reperit Ledri Vula i falenderon të gjithë personat që kanë punuar për këtë spektakël, jurinē, partnerin e saj në kërcim, Luixhinon dhe publikun, të cilit i premton se shumë shpejt do të sjellë projekte të tjera. “Finalja ishte një emocion kaq i madh, në fakt jam akoma si e mpirë, por tani jam gati të shpreh dhe pak mirënjohje.


Faleminderit nuk mjafton për të shprehur përulësinë time ndaj çdo personi që ka punuar kaq fort për këtë spektakël! Faleminderit është pak për të treguar orët e pafundme të punës që @luixhinooo ka dhënë për mua. Faleminderit nuk është asgjë për të gjithë shtysën që më ka dhënë Kledi, Dalina, Valbona dhe Armandi për t’u përmirësuar gjatë të gjithë rrugëtimit tim.


E për publikun, për ata që bën diferencën, ju premtoj se do punoj më shumë për t’iu sjell projekte të reja dhe t’iu kthej sado pak të gjithë dashurinë që më keni dhënë! Shumë mund të jenë fansa të Ledrit e disa të mitë, por për mua do te jeni arsyeja pse unë në finale ngrita kupën. E për këtë, do ju jem gjithmon falenderuese!“- shkruan Sara Hoxha. 

You may also like