U shkëmbye dikur me Lorik Canën, rikthehet në shtëpi pas 16 vitesh

by admin
Spread the love

Galatasaray dhe Lazio bënë një shkëmbim mes tyre në verën e vitit 2011. Lorik Cana u transferua në “Olimpico”, ndërkohë që Fernando Muslera kaloi në Stamboll.

Portieri uruguaian ka nisur sezonin e 13-të me “gjigantin” turk, teksa aventura e tij me skuadrën më të dashur në Turqi është drejt fundit.

Fanatik shkruan se 37-vjeçari është pranë rikthimit në shtëpi gjatë merkatos dimërore. E ardhmja e Muslerës quhet Nacional.

Skuadër portën e së cilës e mbrojti në fazën e dytë të sezonit 2006/2007. Drejtuesit e klubit uruguaian do të paraqesin së shpejti një ofertë zyrtare te Galatasaray.

Muslera ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Rinovim për të nuk do të ketë dhe “gardiani” latin po përshpejton largimin e tij nga Stambolli. Për t’u rikthyer në vendlindje pas 16 vitesh.


Top Channel

You may also like