U rrëzua për të mos u ngritur më, fundi i hidhur i goleadorit dhe kapitenit Dwamena

by admin
Spread the love

28-vjeçari tregoi menjëherë aftësitë e tij si golashënues, ndërkohë qe e mbylli pjesën e dytë të sezonit të kaluar me 11 gola në Superligë dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.

Egnatia siguroi një kualifikim historik në Conference League, ndërkohë që për herë të parë shijoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Dwamena bëri mirë edhe në Europë me rrogozhinasit, në dy duelet ndaj armenëve të Ararat, gjatë të cilave shënoi 3 gola.

Super Sport shkruan se afrikani e nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe sezonin aktual, teksa kryesonte renditjen e golashënuesve me 9 realizime, duke dhënë një kontribut të madh në kryesimin e ekipit rrogozhinas bashkë me Partizanin.

Dhe sot, në përballjen mes dy skuadrave më në formë në Shqipëri, kapiteni i Egnatias u rrëzua në minutën e 25’. Për të mos u ngritur më, duke shkaktuar një dhimbje që do duhet kohë të kalojë te familjarët e tij, klubi dhe tifozët e Egnatias, por edhe gjithë sportdashësit shqiptarë.

You may also like