U rreshtuan në krah të Berishës, Salianji flet për deputetët që “tradhtuan” Bashën

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërhyer ndaj kolegut të tij Edmond Spaho, i cili ditën e sotme doli kundër Bashës dhe u rreshtua në krah të Berishës.

Salianji ngriti pyetjen se çfarë kërkon më shumë Spaho nga PD, pasi ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar dhe President i Federatës së Futbollit. Përsa i përket Oerd Bylykbashit, Salianji u shpreh se ai ka të drejtën e tij të jetë i pranishëm në organizimetr që po zhvillon PD.

Deklarata e Salijanit:

“Cfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i Federatës së Futbollit. Po përgjegjësi nëse ka Basha, a nuk ka edhe ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në qarkun me rezultatin më të dobët të PD-së. Këta nuk kanë folur një herë të vetme, tani u bë i keq Basha për interesa të këtyre?

Vijmë te zoti Bylykbashi. Është një prej deputetëve të rëndësishëm të PD, por çfarë ka thënë ai? Ai është në të drejtën e vet të jetë në organizimin e Berishës. Me zotin Paloka nuk më duket se ka ndarje”, tha Salianji.

Lexo lajme interesante

You may also like