U revokohet licenca katër kompanive të naftës

by admin
Spread the love

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe
Tregtisë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë evidentuar katër kompani të
derivateve të naftës se nuk kanë cilësi të duhur. Kësisoj, u është revokuar
leja, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, ministrja Rozeta
Hajdari dhe drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, thanë se kjo është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.

Ministrja Hajdari, tha se katër kompanive që
merren me derivate të naftës u është revokuar leja.

“Ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4
subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe
produktit final. Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër
subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur
parregullsi të shumta që pengojnë mbikqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e
produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.

Më tej, ministrja Hajdari theksoi se Dogana ka
pezulluar dhe nuk ja ka vazhduar autorizimet katër subjekteve.

“Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të
naftës kompanive të palicensuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të
verifikuara”, ka thënë ajo.

You may also like