U përjashtua? Mikela akuzon Julin që është “gay”

by admin
Spread the love

Këtë të shtunë në “Përputhen Prime” u transmetua një pjesë e shkëputur nga takimi i Mikelës me Julin. Mikela i kishte cekur komentet që bëhen në rrjet rreth orientimit të tij seksual, duke e nevrikosur konkurrentin.

Mikela: Të dy jemi shumë të paragjykuar nga pjesa e rrjeteve sociale, unë për ngjyrën e lëkurës dhe ty që të është vënë në pikëpyetje seksualiteti jot…

Juli: Mikela, jo këtë! Mos të përmendet kjo! (Bën me shenjë që të ndërpritet xhirimi) Po qe puna kështu unë e lë fare iki nga emisioni…ça është kjo? Unë mezi po duroj njerëzit, të vij të ma thoni dhe ju këtu. Po është turp tani, ça është kjo? Mos pyesni për këto gjëra, bëj pyetje tjetër.

Ndërkohë kjo pjesë u diskutua në studio dhe vajzat i kërkuan Julit t’iu mbushte mendjen se nuk është gej.

Juli: Do rri unë t’iu mbush mendjen juve

Mikela: Po do na e mbushësh o Juli, a je këtu për ne?

Ritavana: Do na e mbushësh, ça është kjo

Mikela: Nëse unë kam aludime se ti je biseksual ose gej djalë i dashur, do ma mbushësh mendjen që je burrë edhe nuk je

Arjan Konomi: Nëse nuk jeni të sigurta mos e zgjidhni

Juli hoqi mikrofonin dhe kërkoi të largohej nga programi.


You may also like