U denoncua nga Rama/ Manja:Kallëzojmë në SPAK gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për media këtë të martë ka deklaruar se ka dorëzuar një kallëzim në SPAK për një gjyqtare të shkarkuar dy muaj më parë nga vettingu, e cila sipas ministrit ka penguar një investim të qeverisë.

Jam sot këtu për të bërë publik një kallëzim që sot do ta depozitojmë në SPAK për një vendimmarrje të një gjykatëseje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke penguar një investim madhor.

Rast skandaloz, i turpshëm i abuzimit me detyrën e lartë. Gjykatësja K.Ç. gjykatëse e gjykatës civile, ka lënë peng fëmijët duke bllokuar punën për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve. Kur sapo ministria bëhet gati të nisë punën, prona e shtetit na del me barrë”, tha Manja.

Njësia Antikorrupsion e Ministrit të Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit, i kërkojnë SPAK-ut marrjen si të pandehur të gjykatëses Klorinda Çela, e cila sipas tyre ka dhënë një nga vendimet më flagrante haptazi të paligjshme në kundërshtim skandaloz me interesin publik, pak ditë përpara se sa Vetingu ta largonte nga sistemi i drejtësisë.

Kujtojmë se ky rast u denoncua në 24 Dhjetor edhe nga kryeministri Edi Rama. Rama tha se kjo gjyqtare ka tjetërsuar pronarin e një prone publike.

Një tjetër rast është tjetërsimi i pronës. Angazhohet qeveria për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve me një teatër kukullash dhe skena teatrale për fëmijë,  përcaktojmë vendin këtu te Garda e Republikës, marri të dhënat e pronës dhe është e shtetit bëjmë projektin i japim financimin dhe në moment të fundit që do fillojmë punën na del që një gjyqtare ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet se kjo pronë është e tija. Kjo gjykatëse që jep këtë vendim një javë para se të kalojë vettingun. Kjo gjykatëse duhet të thirret nga SPAK sot dhe jo nesër dhe këta njerëz duhet të shkojnë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat, por ka të tjerë ende që vijon në të bëjnë akte të tilla. Të shtyjmë para që këto të pezullohen automatikisht që marrin vendim që skandalizojnë të gjithë popullin“,-tha Rama./Opinion.al

You may also like