U bë nënë për herë të dytë, Eliona Pitarka ka një dedikim të bukur për partnerin e saj

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është bërë për herë të dytë nënë e një vajze. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur disa ditë më parë vetë Pitarka teksa ka publikuar foton e parë të vogëlushes së saj të porsalindur dhe krahas postimit shkruan: “Ajo është këtu”.

Deri më tani aktorja nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vajzës së saj.

Mirëpo së fundmi, Eliona ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshortin e saj. Aktorja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet me partnerin e saj në dhomën e spitalit teksa i kishin nisur dhimbjet e para të lindjes. Gjatë videos shihet sesi ai i qëndron pranë aktores dhe për këtë gjë aktorja tregon se ndihet mëse mirënjohëse.

“Bashke e krijuam , e rritem ne barkun tim e bashke e lindem! Prezenca dhe mbeshtetja jote ne misionin me te rendesishem , ate te sjelljes se femijes sone ne jete ishte kaq e rendesishme. Me dhe gjithe forcen e botes..

You may also like