U bë nami për një fjali! Fifi shfaqet e përlotur dhe ka disa fjalë për Zhaklinën – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fifi sot ka qenë sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë për shkak të një fjalie. “ Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty”, shkruante Fifi në dedikimin për Adisin, fjali e cila sipas Zhaklin Lekatarit përcjell mesazh të gabuar. Zhaklin publikoi një video ku shprehej se është neveritur nga kjo deklaratë e këngëtares dhe se po jepte një mesazh të gabuar për vajzat.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla”, tha Zhaklina.

Fifi reagoi duke realizuar një video live ku u shfaq e përlotur dhe tha se nuk ka asgjë të keqe të dashurosh. Këngëtarja theksoi se nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit.

“Më thoni a është turp të dashurosh? Nëse po nuk po shkruaj më fare, çfarë tu themi njerëzve që kanë shkruar poemat më të bukura në rruzullin tokësor? Thjesht kam shkruar për dashurinë time, nuk kam lënduar asnjëri. Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thashë vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thashë për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë.”

You may also like