U arratis në mënyrë spektakolare nga burgu, kapet pas dy javësh terrori Danelo Cavalcante

by admin
Spread the love

Dy javë ka zgjatur arratia e Danelo Cavalcante, i dënuari i cili u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu i Pensilvanisë, vetëm një javë pasi nisi burgimin e përjetshëm për vrasje.

Ngjarja e bujshme ngriti “në këmbë” autoritetet amerikane të cilat organizuan një operacion masiv për kapjen e të dënuarit.

“Danelo Cavalcante, 34 vjeç, u arrestua në një zonë të pyllëzuar brenda perimetrit të sigurisë të ngritur nga policia”, thotë një burim brenda grupit hetimor për BBC.

Ish-ushtari britanik u arratis nga burgu, duke u kacavjerrë pas një furgoni të blinduar të Policisë. Policia braziliane hodhi në terren më shumë se 500 oficerë policie për të rënë në gjurmët e tij. 34 vjeçari u dënua muajin e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël në prill 2021. Pamjet e mediave lokale u bënë jehonë pamjeve ku Cavalcante shihej duke u kacavjerrë në pjesën e pasme të një furgoni të blinduar të policisë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Cavalcante i shmangej me sukses një rrethimi policor. Ai kishte jetuar në hije për një kohë të gjatë pasi ishte i kërkuar për vrasje në vendin e tij të origjinës.

Banorët e Chester County ishin të tmerruar pas pamjeve të kohëve të fundit. Policia të martën paralajmëroi qytetarët të bënin kujdes, pasi vrasësi i arratisur kishte vjedhur një pushkë të kalibrit 22 nga një shtëpi. Ata njoftuan rezidentët të tregoheshin të kujdesshëm nëse hasnin të arratisurin teksa kërkimet vijonin me qen, dronë e helikopterë.

Nëse e shihni mos iu afroni, kontaktoni me autoritetet pasi konsiderohet shumë i rrezikshëm”, tha prokurorja e Chester, Deb Ryan.


Top Channel

You may also like