Turqit në panik – kaq ka rënë lira

by admin
Spread the love

Lira turke është në pikën më të ulët karshi dollarit dhe euros në javët e fundit. Devalvimi dramatik i lirës ka shkaktuar panik në mesin e turqve. Me inflacionin gati në 20 për qind çmimet e ushqimit kanë fluturuar dhe nuk dihet se kur do të stabilizohet situata.

Pritjet e gjata të njerëzve për të blerë bukë në dyqanet më të lira janë pamje të zakonshme në javët e fundit.

Grupi i pavarur për hulumtime të inflacionit, i përbërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë të qeverisë, ka bërë të ditur se inflacioni në Turqi ka arritur në 50 për qind.

Turqit kanë nisur të këmbejnë kursimet e tyre në monedha të huaja dhe ari, për t’u mbrojtur nga inflacioni i lartë teksa investuesit e huaj kanë nisur të braktisin asetet e Turqisë.

Humbja e vlerës së lirës ka nisur kur presidenti Recep Tayyip Erdogan ka insistuar në politikën e kritikuar për të ulur normat e interesit ani pse çmimet po ngriheshin, duke vështirësuar gjendjen ekonomike të turqve që mezi po gjejnë bukë.

Lira turke ka humbur vlerën e saj deri në 40 për qind që prej fillimit të vitit dhe është një prej monedhave më të dobëta në botë.

This post was published on 2021-12-03 9:50 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like