Turqit armatosën Kosovën! – Shqip

by admin
Spread the love

Në një intervistë në Pink, presidenti serb Vuçiç ka komentuar krizën në veri të Kosovës, duke thënë se ende nuk është arritur kulmi i përshkallëzimit.

“Kurti nuk do të ndalet. Ai nuk e do Asociacionin e Komunave Serbe, as këtë e as atë, nuk do asnjë. Ai nuk dëshiron të pranojë asnjë nga parimet që janë rënë dakord në vitin 2015. Ai dëshiron të na tërheqë në luftë, sepse ai dëshiron të jetë një udhëheqës lufte. Bëhet fjalë për një ekstremist, një anarkist, që e dëshiron në biografinë e tij. Ai do që të na fusë në konflikt me NATO-n”, tha Vuçiç.

Ai vijoi më tej duke thënë se në Prishtinë janë të kënaqur që KFOR-i ka marrë përforcime nga Turqia.

“Turqit kanë armatosur seriozisht forcat e Kosovës, të cilat nuk lejohen të ekzistojnë sipas ligjit ndërkombëtar, por turqit dhe Perëndimi realisht nuk kujdesen për të drejtën ndërkombëtare. Turqit u dhanë raketa kundërtanke, Bayraktarë, Obusa…. Bayraktar-in nuk e ka ngritur deri tani….Ato kanë optikë termike imazherike, me rreze të gjatë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi mjete adekuate nëse kërcënohen njerëzit tanë”, tha Vuçiç, duke ushqyer mitin e viktimës.

Ai tha se “në pesë muaj, 1000 dronë kamikaze të porositur në Lindjen e Mesme do të mbërrijnë, për të penguar një agresor të mundshëm”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shqetësohemi se çfarë do të thonë Perëndimi dhe Lindja”, ishin fjalët e presidentit serb. /tesheshi.com/

 

 

You may also like