Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

by admin
Spread the love

Turqia ka në plan që të dërgojë forca ushtarake në Kosovë gjatë së dielës dhe të hënës si përgjigje për kërkesën e NATO-së për t’ju bashkuar KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka lëshuar një qëndrim ku thërret për konstruktivitet dhe dialog për ta zgjidhur krizën në veri që sipas tyre rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Një njësi e caktuar (batalion komandosh) është planfikkuar që të dërgohet në Kosovë në datat 4 dhe 5 qershor”, thuhet në njoftim, raporton Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like