Turqia nis ndërtimet në veri të Sirisë për kthimin e refugjatëve (fotot)

by admin
Spread the love

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu ishte sot në ceremoninë e nisjes së ndërtimeve në zonat veriore siriane të kontrolluara nga rebelët, si pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për kthimet e refugjatëve pasi çështja u evidentua në fushatën e fundit të zgjedhjeve presidenciale që vijon.

Në ceremoninë e sotme pranë qytezës Jarabulus në jug të kufirit turk, gazetarët e AFP raportonin për skuadra punonjësish dhe makineri të rënda që kishin ardhur për nisjen e punimeve.

“Refugjatët sirianë që jetojnë në Turqi do të kthehen për t’u vendosur në shtëpitë e reja, si pjesë e kthimit të tyre të vullnetshëm, të sigurtë e dinjitoz”, tha ministri Suleyman Soylu, teksa shefi i partisë së tij Erdogan konkurron në raundin final të zgjedhjeve të dielën.

Ai shtoi se “240,000 shtëpi do të ndërtohen në” në rajon dhe shpresonte që projekti të ketë përfunduar në tre vjet, sipas mediave turke.

Lufta e përgjakshme e Sirisë e nisur në 2011, ka dërguar në Turqinë fqinje më shumë se 2 milionë refugjatë.

Ndjesitë anti-refugjatë raportohen në rritje në Turqi dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan po ashpërson qëndrimin e tij dikur më pranues ndaj tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Edhe rivali i tij opozitar Kemal Kilicdaroglu është zotuar në mesazhet e tij “të dërgojë refugjatët në shtëpi”.

Prezantimi projektit ndërtues ishte shkruar në turqisht e arabisht, ku përmendej agjencia turke e ndihmës AFAD dhe Fondi i Katarit për Zhvillimin, si pjesëmarrës.