TURQI – Të paktën nëntë të zhdukur pas shembjes së minierës

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Të paktën nëntë persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një minierë ari në provincën lindore turke të Erzincanit, tha sot ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Nëntë punëtorë në İliç besohet se janë bllokuar nën rrënoja”, tha Yerlikaya për transmetuesin “CNN Turk”.

“Një total prej 400 punonjësish i janë bashkuar ekipit të kerkim-shpëtimit”, tha ministri, duke shtuar se gjithashtu kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.

“Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit që ndodhi sot rreth orës 14:28”, tha kompania operative “Anagold Madencilik”.

E vendosur rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara, miniera “Çöpler” në rrethin İliç të Erzincanit ka prodhuar ar që nga dhjetori i vitit 2010.

Turqia mban një rekord të aksidenteve vdekjeprurëse në miniera për shkak të masave të dobëta paraprake të sigurisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like