TURQI – Të paktën 16 të vdekur dhe 21 të plagosur pas një aksidenti rrugor

by admin
Spread the love

ANKARA, 20 gusht /ATSH-AA/- Një aksident rrugor ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave dhe 21 të tjerë janë plagosur në provincën juglindore të Gaziantep në Turqi, njoftuan autoritetet.

Ndërsa një ekip zjarrfikësish dhe paramedikësh po i përgjigjeshin një aksidenti rrugor në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, një autobus pasagjerësh që u përmbys dhe u tërhoq zvarrë rreth dhjetëra metra, goditi brigadën e zjarrfikësve dhe një automjet transmetimi i një agjencie turke të lajmeve (IHA).

Në mesin e të vdekurve gjenden tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve (IHA), Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup Tanriover.

Guvernatori i Gaziantepit Davut Gul tha se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like