TURQI – Erdogan i kërkon Putinit dhënien fund të konfliktit me Ukrainën

by admin
Spread the love



STAMBOLL, 25 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin duhet të nxitet për të bërë një dalje të ndershme për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën, deklaroi sot presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan.

“Ne duhet t’i themi Putinit… tani ju duhet të jeni arkitekti i një hapi për paqen”, deklaroi Erdogan.

”Ne duhet të kërkojmë ta zgjidhim këtë konflikt duke nxitur një dalje të ndershme”, u tha ai gazetarëve, pas kthimit të tij nga një takim me krerët e NATO-s në Bruksel.

Erdogan tha se ka në plan ndërmjetësimin e bisedimeve mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Putin duke vlerësuar detajet e takimit të tij në NATO.

Ankaraja e sheh veten si ndërmjetëse në konfliktin e Ukrainës dhe ruan marrëdhënie të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOSHEE zbulon 12 pajisje të prodhimit të kriptomonedhave në Malësi të Madhe


You may also like