TURQI – Erdogan drejt kandidimit të fundit për një mandat presidencial

by admin
Spread the love

STAMBOLL‚ 12 dhjetor /ATSH−DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se fushata e vitit të ardhshёm për postin e presidentit do të jetë e fundit në të cilën ai do të jetë kandidat.

Gjatё deklaratёs nё qytetin verior tё Samsunit‚ Erdogan deklaroi se do tё kandidonte pёr herё tё fundit para se t’ia dorëzonte frenat politikanёve tё rinj.

Sipas një sondazhi të opinionit publik muajin e kaluar, asnjë aleancë e gjashtë partive opozitare dhe as AKP së bashku me partnerin e saj ultranacionalist, MHP nuk do të siguronin një shumicë parlamentare.

Fitorja e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale është e pothuajse e sigurt, pasi ai ka pasur shumë sukses me partin e tij konservatore AKP.

Gjashtë parti opozitare, përfshirë tё majtën CHP, kanë bashkuar forcat me qëllimin e qartë për të mundur Erdoganin, por ende nuk e kanë shpallur kandidatin e tyre për president.

Erdogan ka qenë në pushtet për gati 20 vjet‚ fillimisht si kryeministër dhe që nga viti 2014 si president.

Pesë vjet më parë sistemi parlamentar i Turqisë ndryshoi në sistem presidencial.

Që nga ndryshimi, i cili u mbështet nga Erdogan, presidenti ka pasur një pushtet shumë më të madh./  /as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like