Turku Kadir Hysein zgjidhet nënkryetar i Gjilanit, por kontestohet (VIDEO)

by admin
Spread the love

Komuna e Gjilanit në seancën e kuvendit komunal e zgjodhi nënkryetarin e dytë.

Por, zgjedhja e tij u përcoll me goxha paknaqësi. Kjo për faktin se Kadir Hysein i takon komunitetit turk, njofton Klan Kosova.

Kjo nuk i pëlqeu përfaqësuesit të serbëve të Gjilanit që në mbledhjen e kuvendit komunal tha se vendimi është i paligjshëm.

Kjo bëri që vendimi të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim ligjor.

Kështu, Kadir Hysein, nuk do të mund të ulet në karrigen e zëvendësuesit të dytë të Alban Hysenit derisa MAPL të japë verdiktin final për ligjshmërinë e vendimit.

You may also like