Turi ka vetëm një peng kur vjen puna tek Atara

by admin
Spread the love

Orinda Huta dhe Turjan Hysko kanë dhënë një intervistë për “Prive”, si rrallë herë me vajzën në krahë.

Ata kanë treguar detaje nga shtatzënia dhe më tej kuptimin e veçantë të emrit të vajzës.

Duke iu referuar jetës si baba, Turjani ka treguar se për të prindërimi nuk është i vështirë për sa kohë bëhet me shumë dashuri dhe dëshirë. Ai tregoi se mundohet me sa mund të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje. Vetërealizimi më i madh i njeriut mendoj që është fëmija. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën, kjo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku”, tha Turi.

Për sa i përket emrit të vajzës, Turi tha se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë”,- tregoi ai.

Më tej ata treguan për ndihmën që i kanë dhënë njerëzit e tyre më të afërt gjatë gjithë këtyre muajve./revistawho.com

You may also like