Tuntev: Nuk është e vërtetë se Nazarbayev ka zbritur në Bishek me një aeroplan nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love




Dezinformatë është se ish presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev ka ikur me aeroplan, që në Bishkek, Kirgistan ka arritur nga Maqedonia e Veriut, thonë për MIA-n nga MPJ.

Drejtori i AAC-së Tomislav Tuntev tha se më 7 janar ka pasur një fluturim nga Shkupi për në aeroportin Manas në Bishkek, ku aeroplani ka mbërritur nga Stambolli dhe është nisur për në Bishkek.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për një fluturim biznesi të paralajmëruar dhe të aprovuar me aeroplan “Bombardier Global Express” nga një operator turk që i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat, përkatësisht se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e miratimit nga autoritetet e aviacionit të Maqedonisë.

Agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti” raportoi dje mediat lokale në Kazakistan se dy avionë privatë, që dyshohet se i përkisnin familjes Nazarbayev, zbarkuan në aeroportin Manas në kryeqytetin Kirgistan, Bishkek, njëri prej të cilëve ishte nga Maqedonia e Veriut.


You may also like