Tudor sfidon Milanin: Ndeshje e rëndësishme për ata, por edhe për ne

by admin
Spread the love

Rruga e titullit kalon nga Verona edhe një herë tjetër për Milanin, që në “Bentegodi” nuk ka kujtime shumë të mira, sepse ka humbur kampionatin në dy raste në të shkuarën:

“Verona fatale? Kam bërë një kurs të përshpejtuar të historisë, por për ne kjo ka pak rëndësi, sepse jemi të fokusuar tek e tashmja. Ne duam të fitojmë, është një ndeshje për tu luajtur, në të cilën do të ketë më shumë tension se zakonisht.

Për ata do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe për rrjedhojë do të jetë edhe për ne, sepse kur të shohin të gjithë kërkon që të bësh një paraqitje të mirë”, ka thënë trajneri i Veronës, Igor Tudor në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Milanit.

“Nëse sheh organikën që kanë, janë për vend të tretë ose të katërt. Kjo do të thotë që klubi dhe trajneri kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Kanë 2 vite aty dhe i përgëzoj të gjithë”, ka thënë Tudor për kuqezinjtë. / Oversport.tv

You may also like