Tuchel tërbohet me arbitrin: Nuk mund të qeshë ashtu me Ancelottin

by admin
Spread the love

Mundësitë e Havertz dhe Jorginhos në kohën shtesë janë ndoshta të vetmet pengje të një Chelsea që në Bernabeu dha gjithçka dhe ishte vetëm një hap larg përmbysjes së pabesueshme për të kaluar në gjysmëfinalet e Champions League.

Zhgënjimi është i pashmangshëm, por ndërkohë kishte edhe shumë nervozizëm që zgjati për disa minuta pas vërshëllimës finale. Për trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel, fundi rezervoi një skenë vërtetë të pakëndshme.

Tekniku gjerman u shpreh pas ndeshjes se në momentin që sfida përfundoi iu drejtua gjyqtarit polak për ta përshëndetur dhe falënderuar, por e gjeti atë duke qeshur e duke u argëtuar me Carlo Ancelottin. Se çfarë u diskutua mes gjyqtarit polak dhe Carlo Anccelotit nuk dihet.

E sigurt është se skena nuk i ka pëlqyer aspak Tuchel: “Mendoj se ishte momenti i gabuar për ta bërë. Pas 126 minutash të luajtura nga një skuadër që dha maksimumin, kur shkon dhe gjen arbitrin që qesh me trajnerin kundërshtar, le të themi që nuk është momenti i përshtatshëm. Këtë ia thashë edhe Marciniak”. / oversport.tv

You may also like