Tubimi i madh për Palestinën fillon në Stamboll – Shqip

by admin
Spread the love

Në Stamboll ka filluar “Tubimi i Madh për Palestinën” i cili organizohet nga Kryesia Rajonale e AK Partisë për Istanbulin, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Qytetarë të shumtë nga i gjithë qyteti kanë mbërritur në aeroportin Atatürk për të marrë pjesë në tubim ndërsa kanë mbushur sheshin duke kaluar në pikat e kontrollit që janë ngritur.

Mijëra persona, të rinj, të moshuar janë mbledhur para skenës që është ngritur në zonën e tubimit. Në zonën e tubimit vazhdojnë të mbërrijnë në formë grupesh edhe anëtarët të organizatave të shoqërisë civile.

Ndërkohë vërehet se disa qytetarë marrin pjesë në tubim bashkë me fëmijët e tyre, ndërkohë që i janë bashkuar edhe persona me aftësi të kufizuara fizike me karrige me rrota.

Disa nga pjesëmarrësit kanë vendosur në kokë shiritat me mbishkrimin “Jemi të gjithë palestinezë”, ndërsa të tjerë mbajnë në duar tabela me mbishkrimet “Të përfundojë masakra, të mos vdesin fëmijët” dhe “Bëhu zëri i fëmijëve palestinezë”.

Pjesëmarrësit që kanë zënë vendet që në orët e mëngjesit, valëvitën flamuj turq dhe të Palestinës me përmasa të ndryshme, ndërsa herë-herë kanë brohoritur me slogane kundër Izraelit.

Për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve në tubim, në rrugët përreth aeroportit Atatürk pati trafik të dendur.

You may also like