“Trupi im nuk mundet më”, ish-mbrojtësi i Interit njofton tërheqjen nga futbolli

by admin
Spread the love

Davide Santon ishte një nga talentet më premtues të Interit të Mourinhos që kur bëri debutimin e tij në sfidën e Kupës së Italisë përballë Romës. Ish-mbrëojtësi zikaltër, tashmë ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli.

Në moshën 31-vjeçare, ka qenë vetë Santon që përgjatë një interviste për Tuttomercatoweb ka lajmëruar se dëmtimet e shumta e kanë detyruar që ai të largohet nga futbolli i luajtur.

“Jam i detyruar të ndaloj së luajturi. Jo sepse nuk kam pasur oferta, jo për diçka tjetër, por sepse trupi im, me kaq shumë lëndime në të kaluarën, nuk mund të durojë më”, ishin disa nga fjalët e Davide Santon. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like