Trump sot në gjykatë: Frikë për trazira, por rritje në sondazhe

by admin
Spread the love

Donald Trump del sot përpara një gjykate në Nju Jork ku do t’i lexohen akuzat penale të ngritura ndaj tij nga një juri e madhe e ku ai pritet të deklarohet i pafajshëm.

Thuhet se janë 34 akuza ne aktpadi, por deri tani ato nuk janë bërë ende publike. Pas mbërritjes në aeroportin e LaGuardias, ish-presidenti zbriti nga avioni i tij i vetëm dhe u fut në një makinë SUV të zezë, pa u përshëndetur nga askush. Vetëm grupe të vogla dhe të rralla mbështetësish kishin dalë në rrugë ndërsa autokolona e tij përdori një eskortë policie për ta çuar në Manhattan.

Shumë mbështetës të Trumpit kanë shkruar në rrjetet sociale se i druhen një komploti të autoriteteve në Nju Jork për t’i nxitur të veprojmë e më pas, për t’i arrestuar. Përpos kësaj, e panë edhe se çfarë ndodhi me mbi 1000 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Kongresit 6 janarit e vitit 2021.

Masa të forta sigurie janë marrë në të gjithë qytetin.

Kthimi i Trumpit në këtë qytet, hap një kapitull të paprecedentë në historinë amerikane. Ai është ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale ndërsa ndodhet në mesin e një fushate të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Ai e ka përdorur këtë situatë për të mbledhur fonde, duke grumbulluar 7 milionë dollar që nga 18 mars, ndërsa një sondazh i ri tregon një rritje të mbështetjes për të dhe një distancim të qartë nga rivali i mundshëm për nomimin republikan në Shtëpinë e Bardhë, Ron de Santis.

Ekipi ligjor i Trump pritet të sfidojë aktakuzën që pasoi hetimet për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, dhe kanë bërë të ditur se do të përqendrohen në përdorimin e asaj që ata e quajnë një çështje të dobët e ngritur kundër ish-presidentit, në avantazhin e tij.


Top Channel

You may also like