Trump: Biden s`është mirë fizikisht e mendërisht, s`mund të kandidojë në 2024!

by admin
Spread the love

“Nuk është e bukur ta them unë, por nuk e kuptoj se si mund të kandidojë. Ka diçka që nuk shkon me të”: Në një intervistë të dhënë për Fox News, Donald Trump u përqendrua tek njeriu që e pasoi në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, dhe tek mundësia që ai të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale te 2024-tës.

“Pashë përgjigjen e tij në televizor kur u pyet nëse do të kandidonte, e s`mund të kishte marrë një pyetje më të lehtë, por ai dha një përgjigje shumë të gjatë në lidhje me vezët…unë realisht mendoj që nuk mundet”, u shpreh Trump. Ish-presidenti e nënvizoi se nuk këtu, nuk po fliste vetëm për moshën. Ai e solli shembullin e senatorit Bernie Sanders, për të cilin tha se është 81 vjeç dhe 100% në rregull.

“Njerëzit e përmendin moshën sepse unë jam vetëm 5 vite më i ri. Mendojnë se kjo është një mënyrë për të më nxjerrë jashtë loje”, u shpreh Trump, duke nënvizuar se thjesht “nuk e sheh Bidenin si kandidat nga pikëpamja fizike dhe mendore”.

76-vjeçari e bëri të qartë se vetë nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kandidimi, edhe sikur të dënohet nga gjykata. Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit në Nju Jork për 34 shkelje penale, avokatët e tij kanë filluar të punojnë për mbrojtjen e klientit të tyre. Ky është i pari, nga disa hetime me të cilat përballet Trumpi dhe që sipas disa ekspertëve, mund të kenë pasoja shumë të rënda për të dhe të ardhmen e tij politike.


Top Channel

You may also like