Tronditet Franca, 11 peshkopë akuzohen për abuzime seksuale

by admin
Spread the love

Njëmbëdhjetë peshkopë dhe ish-peshkopë francezë janë akuzuar për abuzime seksuale, përfshirë ish-peshkopin e Bordos, i cili ka rrëfyer se ka sulmuar një 14-vjeçare, 35 vjet më parë, njoftoi të hënën një organ i lartë i kishës.

Jean-Pierre Ricard, një peshkop i vjetër i Bordosë, i cili u bë kardinal nga Papa Françesku në 2016, ka pranuar aktin e dënueshëm ndaj një 14-vjeçari, tha presidenti i Konferencës së Peshkopëve të Francës , para gazetarëve.

Kisha u trondit vitin e kaluar nga gjetjet e një hetimi që konfirmoi abuzimin e përhapur të të miturve nga priftërinjtë dhe anëtarë të tjerë të Kishës që datojnë nga vitet 1950.

216,000 të mitur ishin abuzuar nga klerikët gjatë shtatë dekadave të fundit, një numër që u rrit në 330,000 ku përfshihen pretendimet kundër mësuesve në shkollat ​​katolike.

Franca është një nga shumë vendet ku akuzat për abuzim seksual kanë tronditur Kishën Katolike.

Vitin e kaluar, Papa Françesku ndryshoi ligjet e Kishës për ta shpallur abuzimin seksual me të mitur, posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe mbulimin e abuzimit si vepër penale sipas ligjit të Vatikanit.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like