‘Tronditet’ Djokovic! Talenti 20 vjeçar bën mrekullinë, serbi u mund nga fëmija që “askush nuk e njihte”

by admin
Spread the love

Tenisti italian, Luca Nardi ka mposhtur Novak Djokovic në raundin e tretë të Indian Wells Masters.

Nardi shënoi fitoren më të madhe të karrierës së tij duke mposhtur numrin Djokovicin me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3.

Si nr. 123 në renditjen e PIF ATP, ai është lojtari me renditjen më të ulët që mundi Djokovicin në nivelin ATP Masters 1000 ose Grand Slam.

“Mendoj se para kësaj nate askush nuk më njihte,” tha Nardi pasi regjistroi vetëm fitoren e tij të pestë në ndeshje të nivelit të turneut.

“Shpresoj që tifozët ta kenë shijuar lojën. Jam shumë i lumtur me këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

You may also like