Xhud Bellingam nuk shënonte prej disa ndeshjesh. Por ai ka zgjedhur ndeshjen më të rëndësishme në La Liga për t’u kthyer te goli.
Ai ka shënuar kundër Barcelonës golin e fitores 3-2 që e ka afruar Realin me titullin kampion në La Liga. Anglezi ka festuar si i çmendur në fund të takimit. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur gëzimin e tij për këtë sukses, por dhe për të përgëzuar një hero të heshtur të Realit, Lukas Vaskez, autor i një goli dhe një penalltie të fituar në takimin e së dielës.
“Lukas Vaskez, je një bastard, çfarë ndeshje ke bërë, shkroi ai në “X” – Kemi bërë një tjetër ndeshje të madhe që na afron me titullin. Jemi pranë”.
PANORAMSPORT.AL