Trippier: Simeone është i çmendur pas futbollit, më telefononte edhe kur flija

by admin
Spread the love

Kieran Trippier ka dhënë një intervistë të gjatë për BBC ku ndër të tjera u ndal te ish-trajneri i tij Diego Simeone. Ai zbuloi ndër të tjera edhe një histori interesante ku tekniku argjentinas e telefononte gjatë natës duke e zgjuar nga gjumi për t’i treguar gabimet.

“Isha shumë i emocionuar kur shkova të luaja për të. Atë që ju shikoni gjatë ndeshjes mbi sjelljen e Simeones, ashtu ishte edhe çdo ditë në stërvitje. Ai është kaq emocional, i fiksuar.

Ka pasur raste kur unë kam qenë në shtrat, në gjumë, dhe ai më ka telefonuar. Është një çmenduri, diçka që nuk e kam përjetuar kurrë. Ai më fliste për gjëra që mund t’i kisha bërë më mirë dhe ndërkohë që unë po përpiqesha të flija.

Kam marrë mesazhe të rastësishme, telefonata nga ai që fliste për lojën dhe këtu është i fiksuar. Ai është një menaxher i pabesueshëm. Emocional është fjala e saktë për ta përshkruar atë.

Çdo moment ai është i çmendur pas futbollit. Dokumentari i tij tregon se si është ai në përditshmëri. Ai është një menaxher i jashtëzakonshëm dhe unë jam me fat që kam punuar me të, sepse kam mësuar shumë prej tij, përfundoi Trippier. /oversport.tv

Foto: Newcastle United Facebook

You may also like